‘PS s’është mburojë’/ Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, Balla: E kam mik, por betejën ta bëjë vetë
taulant balla-erion veliaj TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në daljen e tij për mediat, Balla u pyet për kërkesën e Veliaj, i cili kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të socialistëve. Lidhur me këtë, Balla u shpreh se kjo është një çështje që duhet t’i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të partisë. Ndonëse e konsideron mik, siç u shpreh vetë Balla, kreu i Grupi të PS-së theksoi se ai duhet të përballet vetë me drejtësinë. Sa i përket situatës së paraburgimit për kryebashkiakun, Balla e cilësoi si një situatë "nonsens', pasi sipas tij bie ndesh me parimet themelore të të drejtave të njeriut dhe vendimet e Gjykatës Europiane. "Kjo është...
Burimi:
zeri.ai