Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për dëmtimin financiar të ndërmarrjes publike “Beogradske Elektrane” me dhjetëra miliona dinarë. Sipas mediave serbe, Basta dyshohet se ka shkaktuar dëmin gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike që administron sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytetin serb. Hetimet lidhen me dyshimet se ai kishte miratuar donacione të pajustifikuara për organizata të ndryshme sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi. Arrestimi është kryer nga efektivët e Njësisë për Luftën kundër Korrupsionit, të cilët po zhvillojnë një operacion të gjerë, përfshirë kontrolle në ambiente të ndryshme. Sipas informacioneve jozyrtare të transmetuara nga RTS, në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen...
Burimi:
kohajone.com