Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë
Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë, njoftuan autoritetet britanike kundër terrorizmit. Ushtaraku 41-vjeçar, me gradë të lartë, u arrestua të martën pranë qytetit Gloucester. Policia Kundër Terrorizmit në Londër bëri të ditur se arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023. Neni 1 i këtij ligji lidhet me sigurimin ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, ndërsa neni 3 ka të bëjë me ndihmën ndaj një shërbimi të huaj inteligjence. Në kuadër të hetimeve, oficerët po kryejnë kontrolle në dy ambiente në kontenë Gloucestershire. Ushtari ishte i vendosur në kazermat Imjin, në Innsworth të Gloucestershire. Këto kazerma shërbejnë si selia e Korpusit të Reagimit të Shpejtë të...
Burimi:
javanews.al