Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Policia ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara në Tiranë më 9 dhe 10 nëntor. Sipas njoftimit të Policisë, kundërvajtjet janë konstatuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej 37 shtetasve është plotësuar procesverbali përkatës dhe është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë. Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 185 mijë lekë.