Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy gra, nënë e bijë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.