Debate në Konferencën e Kryetarëve, PD akuza mazhorancës: Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS

Debate në Konferencën e Kryetarëve, PD akuza mazhorancës: Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS

konferenca e kryetareve-foto ilustruese TIRANË- Përplasje të forta dhe debate me tone të ashpra janë shënuar në Konferencën e Kryetarëve, pasi Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po bllokojnë qëllimisht nismat ligjore të opozitës pa u caktuar një datë shqyrtimi. PD kërkoi përfshirjen në rendin e ditës dhe votimin e paketës me katër nisma për shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Deputeti dhe nënkryetari i Grupit të PD-së, Belind Këlliçi, akuzoi mazhorancën se po e trajton Kuvendin si një institucion njëpartiak dhe se po përjashton opozitën nga funksionimi normal parlamentar. “Nuk mund të ketë demokratizim dhe as përparim në procesin e integrimit evropian, kur mazhoranca,...