Hollywood-i e sjell frikën në jetë përmes kostumeve, Vogue i kushton vëmendje artit pas filmave horror
Revista prestigjioze Vogue i ka kushtuar një artikull të veçantë rolit të kostumografisë në filmat horror, duke vënë në pah punën krijuese të dizajnerëve që përmes veshjeve ndihmojnë në ndërtimin e atmosferës, identitetit dhe karakterit të personazheve në kinematografi. Në artikullin e publikuar më 29 tetor 2026, gazetari Christian Allaire ndalet te një dimension i kostumografisë që shpesh mbetet në hije përballë elementeve të tjera të produksionit filmik, por që ka një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si publiku e përjeton një histori në ekran. Duke marrë shkas nga festa e Halloween-it dhe rikthimi te disa prej filmave më të dashur horror, Vogue rikujton se kostumet në kinematografi nuk kufizohen vetëm te eleganca, luksi apo riprodhimi besnik i veshjeve të një periudhe të caktuar...
Burimi:
kultplus.com