
Hodhën lëndë djegëse në oborrin e një banese, arrestohen dy të miturit në Tiranë
👁2788
Dy të mitur janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese. Policia thotë se gjatë natës ata kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të. Materialet...
Burimi:
Kohajone.com