Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet
Historia e Jani Lufit, gjeneralit rus me origjinë shqiptare, që rrëfeu vlerësimet e tij për luftën në Ukrainë, është sa e veçantë, aq edhe e mistershme. E veçantë për nga fakti se emri i tij bëri bujë në një moment kritik historik, siç ishte divorci i Shqipërisë komuniste me Hurshovin dhe Bashkimin Sovjetik në fillimin e viteve ’60, me refuzimin që i bëri urdhrit për t’u kthyer në Atdhe. Misterioze për mënyrën si është përjetuar kjo ngjarje nga bashkëkohësit dhe shokët e Luftit, që nuk patën mundësi të komunikonin me të për gati gjysmë shekulli. Në intervistën e para disa viteve në “Panorama”, gjenerali ruso-shqiptar pohonte se arsyeja e mosriatdhesimit ka qenë fakti se në atë kohë ai ka qenë i shtruar në një spital...