No Image Available

Hidhet në erë me tritol automjeti i administratorit të njësisë së Shushicës

VLORË-Njoftimi i policisë: Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.