Tiranë/ Gjendet pa shenja jete brenda një automjeti 39-vjeçari, detajet e para
Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi D.D, 39-vjeç, nuk ka shenja dhune në trup. Uniformat blu bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Automjeti në të cilën u gjet i pajetë 39-vjeçari rezulton në pronësi të vëllait të tij. Policia thotë se po punon sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Njoftimi i plotë: Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan. Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor...
Burimi:
syri.net