Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente
👁10058
Oficerët e BKH, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Sipas mediave bëhet fjalë për një hetim të për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, e cila nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të Erion Veliajt. Mediat raportojnë se kontrolli është ushtruar mbrëmjen e djeshme në zyrat e dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, si dhe janë sekuestruar dokument tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë. Me vendim gjykate janë sekuestruar edhe 5 aparate celularë. Ende nuk dihen detajet konkrete të hetimit, se për çfarë çështje bëhet fjalë