Haxhiu akuzon opozitën për bllokim e seksizëm pas dështimit të Kuvendit

Haxhiu akuzon opozitën për bllokim e seksizëm pas dështimit të Kuvendit

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë që deri tani ishin në opozitë për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.Në një deklaratë për mediat pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, Haxhiu tha se refuzimi i opozitës për të marrë pjesë në formimin e komisionit për votim të fshehtë është i pajustifikueshëm dhe udhëhiqet nga “inat irracional”. Ajo shtoi se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shprehet sa më shpejt për kushtetutshmërinë e ndryshimit të formës së votimit...
Burimi: Diasporashqiptare.al