Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!
Politologu Ermal Hasimja, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë, duke paralajmëruar se në muajt mars dhe prill qytetarët do të përballen me një situatë më të vështirë sa i përket çmimeve dhe kostos së jetesës. Hasimja deklaroi se në prill duhet të bëhet një analizë e fuqisë blerëse, kostos së jetesës dhe ndikimit të masave të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht për pensionistët. Sipas tij, nëse rezultatet nuk tregojnë përmirësim, qeveria do të gjejë justifikime të tjera, duke ia faturuar përgjegjësinë protestave, opozitës apo luftës në Iran. “Do flasim nga marsi, do ta shikojmë çështjen e çmimeve. Në prill do të jetë edhe më keq se në mars. Në mars-prill do të bëjmë një ushtrim të thjeshtë, do marrim dhe do llogarisim fuqinë blerëse, koston e...
Burimi:
javanews.al