“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

Partia Demokratike ka reaguar pasi PS vendosi të përfshijë Reformën e Re Territoriale në rend dite në punimet e seancës plenare të radhës në Kuvend. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i grupit parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se shuarja e 15 bashkive bëhet për shkak të interesit elektorale të Edi Ramës dhe jo për nevojat e qytetarëve. Reagimi i plotë i Bardhit: “Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore. Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki...