Burimi:
Top-Channel.tv

Hapësirat e reja të artit dhe kulturës në Tiranë, Veliaj: Në 10 vite, kryeqytetit iu dha një dimension i ri
👁10086
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar një video me hapësirat e reja kulturore të kryeqytetit. Sipas Veliajt, Tiranës i është dhënë një dimension i ri me zhvillimin e hapësirave të artit dhe kulturës, si Instalacioni “Reja”, Shtëpia Studio Kadare & Agolli, “GAT”- Tirana Art Gallery. “Kur qytetarët na besuan detyrën për të drejtuar Tiranën 10 vjet më parë, qyteti vuante nga mungesa e eventeve kulturore apo hapësirave kushtuar artit. Më kujtohet kur sollëm në Tiranë instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që u prit me dyshim nga disa që nuk kanë vënë një tullë në qytet, por ai...