Hakerat ngrohin frigoriferët e supermarketeve në Francë, miliona euro dëme
Qindra supermarkete në Francë janë goditur nga një sulm kibernetik që shkaktoi rritjen e temperaturave në frigoriferë dhe ngrirës, duke dëmtuar sasi të mëdha ushqimesh të freskëta dhe të ngrira. Humbjet ekonomike vlerësohet se mund të arrijnë në miliona euro, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për incidentin. Sipas raportimeve, hakerat morën kontrollin e programeve kompjuterike që menaxhojnë temperaturën e pajisjeve frigoriferike, duke i ngrohur disa prej tyre deri në 50 gradë Celsius për disa orë gjatë natës, përcjell A2 CNN. Sulmi preku disa prej rrjeteve më të mëdha të tregtisë ushqimore në vend, përfshirë Coopérative U, Intermarché, Netto, Carrefour, Monoprix dhe E.Leclerc. Programet e prekura ofrohen nga kompania daneze Danfoss dhe mundësojnë menaxhimin në distancë të pajisjeve frigoriferike. Më shumë se 100 supermarkete të...
Burimi:
javanews.al