Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi mes Bankës së Shqipërisë dhe BERZH-it, zhvillimet në sektorin bankar, rritja e kreditimit të ekonomisë dhe procesi i përafrimit të kuadrit rregullator shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Një tjetër temë e rëndësishme ishte ecuria e kreditimit të ekonomisë, veçanërisht financimi i sektorit privat. Sejko vlerësoi se sistemi bankar shqiptar vijon të karakterizohet nga kapitalizimi, likuiditeti dhe qëndrueshmëria, duke krijuar premisa për vijimin e mbështetjes së ekonomisë përmes kreditimit. Ai nënvizoi se zgjerimi i kreditimit duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme dhe të shëndetshme, duke ruajtur cilësinë e portofolit të kredisë dhe...
Burimi:
javanews.al