Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gramsh/ Helmimi i fëmijëve në kopsht, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë
👁13873
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve dhe 19 anëtarëve të stafit të kopshtit dhe u dërguan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Nga salmonela u prekën 17 fëmijë. Episodi i helmimit masiv ka ndodhur më 20 maj, por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet. Episodi u bë publik pak ditë më pas nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij. Pak ditë më parë, prindërit e fëmijëve të këtij kopshti dolën në protestë, duke kërkuar hetimin e...