Grada para emërimit, emërimi pas gradës/ Si u bë Oligert Torba drejtor i Policisë së Tiranës
Më 1 shtator 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i dha gradën “Drejtues” Oligert Torbës, duke hapur rrugën për formalizimin e tij në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Vendimi ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si u përdor një dispozitë e re ligjore që lejon dhënien e gradës pasuese pa konkurs, për raste të veçanta. Oligert Torba tashmë drejton Policinë e Tiranës prej disa muajsh, pasi në fund të majit u komandua në këtë detyrë pas largimit të Elton Alushit. Në atë kohë, mediat raportuan se vendimi për komandimin e tij ishte marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Por më 1 shtator, një tjetër vendim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit i dha Torbës gradën...
Burimi:
syri.net