Gonxhja vë në pah prodhimin shqiptar të mjetit lundrues “Skanderbeg 40”
Mjeti lundrues “Skanderbeg 40”, i prodhuar nga kompania shqiptare Vora Marin, është vënë në vëmendje nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar rëndësinë e prodhimit vendas dhe potencialin e sipërmarrjes shqiptare. Duke e cilësuar atë si një produkt “Made in Albania”, Gonxhja shkruan se “kur prodhimi shqiptar hyn në det me emrin Skanderbeg 40, krenaria merr një tjetër dimension”. Në postimin e tij, ministri vë në pah mjeshtërinë dhe ambicien e prodhimit shqiptar, duke theksuar se ky produkt është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të sipërmarrjes vendore. “Një produkt ‘Made in Albania’, nga Vora Marin, që flet për talentin, mjeshtërinë dhe ambicien shqiptare, ndërsa i shton një tjetër vlerë asaj që Shqipëria po...
Burimi:
kultplus.com