Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

38-vjeçari që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është vënë nën hetim. 19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë nga një bisht fshese. Gjatë sherrit ishin edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe për kapjen e tyre. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin...
Burimi: Top-Channel.tv