Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave në Kashar. Mësohet se në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: -arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi...
Burimi: Opinion.al