Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Teksa të gjithë prisnin që të hapeshin aplikimet e re, një gjykatë federale ka bllokuar procesin e lotarisë amerikane. Sipas “Newsweek”, një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave amerikane. Vendimi, i marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh, i lejon qeverisë amerikane të mbajë të pezulluar programin deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit. Çështja nisi pas një padie të ngritur në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për shkak të mosnisjes së regjistrimeve për lotarinë e vitit 2027. Gjykata kishte pranuar se Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e cilësuar...