Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera

Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë për dhunë seksuale gjatë luftës. Gjykimi ndaj tyre është mbajtur në mungesë. Ata akuzohen se kanë dhunuar seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës dhe kanë marrë pjesë në dëbimin e civilëve shqiptarë për plaçkitjen e tyre si dhe për dhunë fizike dhe psikike ndaj civilëve, raporton Betimi për Drejtësi. Prokuroria Speciale e Kosovës e mirëpriti vendimin e Themelores. “Vendimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të...