Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
GJKKO kalon dosjen për gjykim Berishën dhe Malltezin, të pandehur edhe Bektashi, Begeja e Pustina…
👁10236
Pas shtatë muajsh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes së aferës “Partizani”, duke shënuar nisjen e përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit të tyre për aferën korruptive , ku u ndërtuan 19 kulla në truallin e ish-klubit sportiv “Partizani”, me përfitues direkt dhëndrin e ish-kryeministrit. Avokatët e të pandehurve bënë...