Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kanë propozuar që Bashkimi Evropian të zotërojë një pjesë të platformës “TikTok”, me argumentin se vetëm vendosja e rregullave nuk mjafton për të adresuar shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave dhe funksionimin e algoritmit të saj. Ministri gjerman për Kulturë dhe Media, Wolfram Weimer, pas një takimi me sekretarin austriak për Digjitalizim, Alexander Proll, deklaroi se platforma sociale në pronësi kineze paraqet shqetësime për sigurinë në Evropë. Dy vendet synojnë të sigurojnë mbështetje në nivel evropian për këtë propozim, të cilin planifikojnë ta paraqesin në takimin e Këshillit për Telekomunikacion dhe Energji (TTE), që do të zhvillohet në Bruksel. Nga ana tjetër, “TikTok” ka kundërshtuar këtë ide, duke argumentuar se operacionet e saj në Evropë janë të regjistruara në Irlandë dhe Britaninë...