Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Dy adoleshentët ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 15:00, në lagunën e Patokut, ku sipas policisë, 2 adoleshentët ishin duke u larë kur njëri prej tyre është...