Zjarret në vend, Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara: Shumica e vatrave vijnë nga dora njeriut
Shqipëria në javën që lamë pas ka pasur 70 vatra zjarri. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara në një intervistë për Syri Televizion thotë se zjarret kanë ardhur dora e njeriut por pa përcaktuar nëse janë të qëllimshme apo nga pakujdesia.
Djegia e një parcele qoftë ajo dhe pronë private është vepër penale, por për të shmangur penalitetet çdo qytetar duhet të bëjë kërkesë në organet kompetente.
Kjo është thirrja që ka Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara për të gjithë qytetarët.
Në një intervistë për Syri Televizion, Cara thotë se nëse djegia bëhet me leje dhe duke respektuar rregullat e përcaktuara shmang penalitetet ligjore por dhe zjarret nga pakujdesia.
Shqipëria në javën që kaloi sipas kreut të Shërbimit Zjarrfikës kishte 70 vatra zjarri.
Cara thotë se shumica e këtyre zjarreve ka ardhur nga dora e njeriut, por thekson se nuk e përcakton dot nëse kanë qenë të qëllimshme apo nga pakujdesia.
Arben Cara ka dhe një thirrje për prokurorinë që po heton personat e arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës thotë se tashmë shërbimi zjarrfikës në të gjithë vendin ka rreth 1300 zjarrfikës, shtuar këtu dhe grupet vullnetare që janë krijuar për periudhën e verës.
Por numri më i madh zjarreve u shpreh Cara është në jug të vendit.
Burimi