Zgjedhjet, Gjuzi: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do dali fituese me 77 mandate

Zgjedhjet, Gjuzi: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do dali fituese me 77 mandate

Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë mbi zgjedhjet e 11 majit, duke parashikuar një fitore të thellë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se koalicioni i drejtuar nga PD, do të sigurojë 77 mandate në Kuvend dhe të përcaktojë kryeministrin e ardhshëm të vendit.
“Sali Berisha në dy raste ka mbrojtur pluripartitizmin ‘97. Për mua, profesor doktor Sali Berisha është ndaluar në shkelje kushtetuese shkelje e nenit shtatëdhjetë e tre. Për mua është i pafajshëm, është në rastin e vet, por Shqipëria është Shqipëria e madhe sipas ne konservatorëve. Takuam Sali Berishën, kemi biseduar me Luçiano Boçin, kemi biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. Dymbëdhjetë kandidatë kanë shkuar te zyra e Doktor Berishës”, tha Gjuzi.
“Kryeministri do zgjidhet nga Aleanca për Shqipërinë madhështore, ndërsa unë personalisht e dua Berishën president. Shqipëria madhështore do dali fituese pa diskutim fiton 77 mandate. Koalicioni është krejt normale, unë jam me Sali Berishën, por nuk dua të bëhem deputet. Besoj te Sali Berisha se nuk është dëmtues i demokracisë”, shtoi ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente