
Z.Veliaj unë të besoj
Nga Ilir Allkja
Z. VELIAJ, UNË TË BESOJ!
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si njeri.
Unë e njoh vuajtjen, z. Veliaj, jam rritur me të dhe bashkëjetoj me të, pasi çdo ditë jam nën arrogancën e pisllëkut, plehrave, plot mungesave, taksave e vulgaritetit të qeverisjes.
Që të më besosh, po të kujtoj veten time kur pushteti juaj më flaku në rrugë, në mes të pandemisë më të madhe të shekullit.Ti ke një muaj në burg dhe po mërzitesh, megjithëse noton mbi miliona.
– A ke menduar ndonjëherë për gjendjen mendore të mijëra qytetarë të Tiranës që ti j’u shembe shtëpitë mizorisht duke i nxjerrë përdhunshëm natën nga banesat e ndërtuara me shumë sakrifica?!
– Po për mijëra fëmijë që mbetën pa strehë, pa mundësitë bazë për të jetuar e mësuar a ke menduar vallë për stresin e madh shpirtëror që ju ke shkaktuar?!
– Zoti Veliaj, a ke mend të kuptosh se sa vuajtje ju ke shkaktuar qindra gjysheve, nënave e kryefamiljarëve; shitësa ambulantë që i ke ndjekur me taksidarët e tu rrugicë më rrugicë nëpër Tiranë, për t’ju marrë forcërisht kafshatën?!
Mëkatet e tua janë libër i madh, por gjithsesi uroj të paguash një pjesë prej tyre, z. Veliaj, do të bëjë mirë; do afrohesh disi me njerëzit!
*Marrë nga “FB” i autorit
Burimi