“Vëllai im”, Alex Soros uron Edi Ramën për ditëlindje
Kryeministri Edi Rama më 4 korrik mbushi plot 60-vjeç. Atë ditë, kreu i qeverisë u suprizua nga deputetët socialistë të cilët i shkuan në ambientet e Kryeministrisë.
Ndërkohë, së fundmi një urim për kryeministrin ka ardhur edhe nga Alex Soros. Përmes një postimi, djali i miliarderit, George Soros, ka bërë me dije se ka vizituar Shqipërinë ku dhe është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Në postimin e tij në rrjetin social “X”, Soros ka uruar Edi Ramën, të cilin e quan “vëlla”.
“Vëllai im Edi Rama mbushi 60 vjeç javën e kaluar. Ishte një nder të kalonim kohë në Shqipëri së bashku. Ti je një frymëzim për botën, vëlla! 60 nuk është 40 i re, është Edi i ri!”, shkruan Soros.
My brother @ediramaal turned 60 last week. It was an honor to spend time in Albania together. You’re an inspiration to the world, brother! 60 is not the new 40, it’s the new Edi! pic.twitter.com/kykFIS51sE
— Alex Soros (@AlexanderSoros) July 8, 2024
Burimi