Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Ridelegimi ishte keqkuptim, me Ramën kam mall të takohem!

Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Ridelegimi ishte keqkuptim, me Ramën kam mall të takohem!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me përplasjen e raportuar me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e delegimit të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit që drejtonte deri tani.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Veliaj [retendon se nuk ka asnjë përplasje mes tij dhe Ramës, dhe se marrëdhënia e tyre është e fokusuar në bashkëpunim dhe diskutime konstruktive.
Veliaj pretendon se ridelegimi i kompetencave drejtuese nga një nëkryetare te tjera ishte një keqkuptim, të cilin e kishte bërë me idenë e gabuar, duke menduar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm. E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.
Me njëshkresë të datës 18 Maj, Erion Veliaj kishte firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës ndërsa ia kishte dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj.
Në media u raportua se pas marrjes së njoftimit, Edi Rama shkoi mbrëmjen e djeshme në Bashkinë e Tiranës dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, po sipas raportimeve, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.
Lidhur me këtë zhvillim reagoi dhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se “përleshja e tyre në Bashkinë e Tiranës është përleshje nga më mafiozet dhe nga më kriminalet”.
Lexo edhe:
Veliaj kundër Ramës? Shkarkon nga funksioni njeriun e kryeministrit për të drejtuar bashkinë e Tiranës
Burimi