Veliaj në burg, paralajmëron Xhaferri: Mund të bëhet i penduari i drejtësisë

Veliaj në burg, paralajmëron Xhaferri: Mund të bëhet i penduari i drejtësisë

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mund të bëhet i penduar i drejtësisë. Në një dalje televizive, Xhaferri ka reaguar për çështjen e vendimit më të fundit të dhënë nga gjykata për Veliajn dhe rrjedhën që mund të marrë kjo çështje.
Xhaferri tha se Erion Veliaj prej ditësh i çon mesazhe Edi Ramës se do të bëhet pentito dhe ky është makthi më i madh i Edi Ramës .
Xhaferri e cilësoi si një kastë hajdutësh të pashembullt dhe shton se ka bindjen e plotë se më 11 maj shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë.
“Erion Veliaj prej ditësh i çon mesazhe Edi Ramës se do të bëhet pentito, dhe ky është makthi më i madh i Edi Ramës , pasi e di që tashmë gjërat edhe në SHBA kanë ndryshuar. Nuk e di nëse Veliaj do ta respektojë apo jo kodin mafioz Omerta, por çfarë di me bindje të plotë është se më 11 Maj shqiptarët në atdhe e në diasporë do ta ndëshkojnë me votë këtë kastë hajdutësh të pashembullt!”,-tha Xhaferri.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente