Tuchel shpall listën e Anglisë para sfidës me Shqipërinë, katër debutues dhe rikthime të bujshme

Tuchel shpall listën e Anglisë para sfidës me Shqipërinë, katër debutues dhe rikthime të bujshme

Thomas Tuchel shpalli mëngjesin e sotëm listën e tij të parë si trajner i Anglisë, pasi mori zyrtarisht drejtimin e “Tre Luanëve” në janar.
Epoka e re e Anglisë nis javën e ardhshme me dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në Wembley, ku do të presë Shqipërinë dhe Letoninë brenda katër ditëve.
FA i ka besuar Tuchel-it misionin për të sjellë trofeun e parë madhor të Anglisë që prej 1966, pas firmosjes së një kontrate 18-mujore që skadon pas Botërorit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në përpjekje për të nisur me këmbën e mbarë, ai ka rikthyer Jordan Henderson në mesfushë, një zgjedhje e papritur, ndërsa ka përfshirë në mbrojtje Dan Burn dhe të riun Myles Lewis-Skelly, të cilët nuk kanë asnjë paraqitje me kombëtaren.
Ndërkohë, Marcus Rashford është rikthyer te “Tre Luanët”, pas përmirësimit të formës së tij që nga largimi nga Manchester United.
Tuchel është konsultuar me një numër të madh lojtarësh javët e fundit dhe kishte përgatitur një listë paraprake me 55 lojtarë, para se të shpallte listën përfundimtare. Ethan Nwaneri (Arsenal) pritej të ishte në garë bashkë me shokun e tij të skuadrës Lewis-Skelly, si dhe dyshja e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White dhe Callum Hudson-Odoi, por asnjëri prej tyre nuk u përfshi.
Katër lojtarë debutues të grumbulluar
Në listën e Tuchelit janë katër lojtarë që nuk kanë debutuar më parë me Anglinë. Dy prej tyre janë mbrojtës të majtë: Dan Burn (Newcastle) dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal).
Të tjerët janë Jarell Quansah (Liverpool) dhe James Trafford (Burnley), edhe pse të dy janë thirrur më parë në kombëtaren e parë, por pa bërë debutimin e tyre.
Marcus Rashford rikthehet në kombëtare
Një tjetër emër i rikthyer është Marcus Rashford, ndërsa Kyle Walker është gjithashtu pjesë e listës.
Lista e Tuchel-it ka një bazë të fortë lojtarësh me përvojë, duke reflektuar objektivin e tij: një kontratë afatshkurtër me fokus ekskluziv në fitimin e Kupës së Botës 2026. Për këtë arsye, hapësira për lojtarë të rinj është e kufizuar.
Lista e plotë e Anglisë
Portierë:
Dean HendersonJordan PickfordAaron RamsdaleJames TraffordMbrojtës:
Dan BurnLevi ColwillMarc GuehiReece JamesEzri KonsaMyles Lewis-SkellyTino LivramentoJarell QuansahKyle WalkerMesfushorë:
Jude BellinghamEberechi EzeJordan HendersonCurtis JonesCole PalmerDeclan RiceMorgan RogersSulmues:
Jarrod BowenPhil FodenAnthony GordonHarry KaneMarcus RashfordDominic Solanke
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente