
Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kryetari i Koçanit: Tronditja që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time
Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga detyra pas aksidentit tragjik në Koçan ku humbën jetën 59 persona.
“Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë, dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”, ka shkruar Papazov në Facebook.Ai kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve”, tha ai.
Pas zjarrit që ra në klubin e natës ‘Pulse’ një ditë më parë në Koçan, ku vdiqën 59 të rinj qytetarët kanë paralajmëruar protestë për jetët e humbura.Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta do të mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit në Koçan.Sipas këtij njoftimi thuhet se qëllimi i kësaj proteste është edhe për të ‘luftuar’ këtë sistem i cili nuk ofron siguri dhe mirëqënie.
Burimi