Thirrja e Berishës nga Elbasani: Asnjë votë për patericat e Ramës

Thirrja e Berishës nga Elbasani: Asnjë votë për patericat e Ramës

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), ka deklaruar se më 11 maj partia e tij do të paraqitet me një program të ri për të përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë në vend. Ai theksoi krijimin e një aleance të gjerë elektorale, duke bashkuar të gjitha forcat e qendrës së djathtë, dhe bëri thirrje që qytetarët të mos votojnë për partitë që ai i konsideron si “paterica” të kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, votat për këto parti janë, në fakt, vota për Ramën. Ai gjithashtu prezantoi programin e quajtur “Shqipëria Madhështore”, duke e cilësuar atë si një plan ambicioz që synon transformimin e vendit.
“Më 11 maj ne shkojmë besimplotë, shkojmë me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. Shkojmë me programin më të mirë për një arsim cilësor dhe një shëndetësi cilësore. Me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.
 
Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë. Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.
Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete.”, tha Berisha.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente