Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja
Një studim i fundit nga Universiteti Stanford ka zbuluar se rinia përfundon rreth moshës 34 vjeçare. Ky zbulim tregon se, që nga kjo moshë, ne fillojmë të pësojmë ndryshime të rëndësishme që shënojnë fillimin e moshës madhore.
Sipas ‘Marca’, studimi tregon se, pas moshës 34 vjeçare, trupi i njeriut prodhon më pak proteina, duke sjellë uljen e masës muskulore dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Kjo do të thotë se plakja nuk ndodh papritur, por është një proces gradual që fillon të përshpejtohet më vonë.
Përveç ndryshimeve biologjike të zbuluara nga studimi, mënyra e jetesës, dieta dhe stërvitja luajnë gjithashtu një rol vendimtar në procesin e plakjes.
Hulumtimi i Stanford-it thekson se megjithëse biologjia imponon kufizime të caktuara, zakonet dhe zgjedhjet tona mund të ndikojnë në mënyrën se si ne përjetojmë plakjen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për shembull, përcakton fillimin e pleqërisë rreth moshës 74 vjeçare. Kjo sugjeron se perceptimi i rinisë dhe plakjes është kompleks dhe ndryshon mes personave.
Burimi