Skandali te Onkologjiku, qytetarët në protestë: Të dorëhiqet ministrja Koçiu

Skandali te Onkologjiku, qytetarët në protestë: Të dorëhiqet ministrja Koçiu

Qytetarët në Tiranë kanë dal sot në protestë, një ditë pas zbulimit të abuzimit me pacientët dhe me ilaçet nga disa mjekë, në Spitalin Onkologjik në QSUT.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ndërsa ngrenë shqetësimin se në spitale ka mungesë të ilaçeve.
“A ka njeri këtu që dinjiteti mos të jetë shkelur. A ka marr kush këtu shërbim falas shëndetësor. Ne nuk na mbledhur rast i paprecedentë, rasti i vetëm i dikujt që ka prapavijë kriminale, na ka mbledhur rrjeti i hajdutëve, nga kryeministria, ministria, spitali, deri te roja që të vjedh. Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT. Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve”, tha një protestues.
 
Burimi