
Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
Një skandal i madh korrupsioni ka përfshirë Parlamentin Europian, pasi dyshohet se kompania e njohur kineze e teknologjisë ‘Huawei’ ka korruptuar disa eurodeputetë dhe ish-deputetë, për të ndikuar vendimmarrjen e tyre për përfitime të kompanisë.
Prokuroria belge zhvilloi disa operacione ku arrestoi 4 persona. Ajo i ka dërguar parlamentit europian një kërkesë për bashkëpunim.
Në Bruksel, policia arrestoi personat dhe kontrolloi selinë e kompanisë kineze të teknologjisë ‘Huawei’. Operacioni u zhvillua në kuadër të nje hetimi, i cili hedh hije skandali mbi parlamentin europian, pasi prokuroria blege ka dyshime se kompania gjigande kineze e teknologjisë ka korruptuar zyrtarë të Parlamentit Evropian.
Lobistët e gjigantit të teknologjisë kineze po hetohen mbi akuzat për korruptim të eurodeputetëve për të ndikuar në vendimmarrjen e BE-së që thuhet se ka përfituar kompania e njohur ‘Huawei’.
Mediat belge thanë se në këtë skandal mund të jenë përfshirë 15 eurodeputetë dhe ish-deputetë.
dyshuari kryesor deri më tani është lobisti Italian Valerio Ottati, 41 vjeç, ndërsa në parlamentin europian është dërguar një kërkesë nga prokuroria që institucioni të bashkëpunojë në hetim, ç’ka u konfirmua të enjten nga një zëdhënës i parlamentit
Burimi