Shqiptares i grabitin bizhuteri me vlerë 100 mijë euro në Greqi
👁4992
Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur viktimë e vjedhjes në Paros të Greqisë. Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj, ndërsa ajo ishte larguar më 22 gusht dhe i kanë marrë një kasafortë ku mbante bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.
Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €.
Gruaja ka bërë padi në polici ndaj një autori, i cili ende nuk është identifikuar.
Autoritetet helene po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.
Burimi