
Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Apeli lë në burg dy gratë nga Saranda
Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42- vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Ëatch”.
Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.
Ndalimi i 42 vjeçares Silvana Osmani dhe 39 vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muajsh hetimesh me metoda proaktive.
Burimi