Shantazhohet me foto dhe video ish-kryebashkiaku i Mallakastrës: Më kërkuan 4 mijë Euro

Shantazhohet me foto dhe video ish-kryebashkiaku i Mallakastrës: Më kërkuan 4 mijë Euro

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat thotë se janë të modifikuara.
Në një postim në Facebook, Kapllanaj deklaron se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij.
Ish-kryebashkiaku tregon se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese dhe u ka kërkuar ndjesë personave të cilëve mund t’u jenë dërguar fotot e tij të modifikuara.
“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër, dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar për mediat mbi këtë incident Kapllanaj.
Postimi
Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!
Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.
Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertete. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!
 
Burimi