Serbia dhe Rusia më afër se kurrë, Vuçiç: Do shënojmë bashkë Çlirimin e Beogradit

Serbia dhe Rusia më afër se kurrë, Vuçiç: Do shënojmë bashkë Çlirimin e Beogradit

Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit. Njoftimi erdhi nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili tha se ishte pajtuar për diçka të tillë me ambasadorin e Federatës ruse në Serbi Aleksandar Boçan-Harçenko.
“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fusha si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.
Ai ka thënë se me ambasadorin rus ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”. Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesit gjerman, shënohet më 20 tetor.
Në 70-vjetorin e ngjarjes, të shënuar më 2014, pati marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Serbia është një prej te paktave vende të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.
Burimi