Selami Jenishehri: Berishën do e çoj në SPAK, nuk u konsultua me mua për listën e kandidatëve për deputetë

Selami Jenishehri: Berishën do e çoj në SPAK, nuk u konsultua me mua për listën e kandidatëve për deputetë

Selami Jenishehri, i cili është larguar nga koalicioni parazgjedhor me PD, pretendon se Partia Demokratike nuk kishte të drejtë të depozitonte në KQZ listën e kandidatëve për deputetë pa u konusltuar me të.
“Sali Berisha çoi listën e kandidatëve për deputetë. Lista duhej të kishte firmat e të gjithë anëtarëve të koalicionit. Unë s’e kam aprovuar atë listë. KQZ duhej të verifikonte nëse ka dalë nga këto koalicione apo është listë e një personi”, tha ai në një emision televiziv.
Ai paralajmëroi kallëzim penal në SPAK. “Kush i tha KQZ se ajo listë e kandidatëve është lista jonë? Sali Berisha është i paautorizuar nga koalicioni ta bënte. Në Shqipëri bëhet gjithçka. Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme. Koalicioni është regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zoti Ilirjan Celibashi”, delaroi.
“Do ta çoj në SPAK. Kam dhe një problem tjetër me Berishën. Kur ai thotë se Edvin Rama ka marrë kaq lekë kur ka qenë kryetar bashkie për firmat e ndërtimit u them, shiko një herë se mos Jenihsheri të vërtetojë se dhe ti kur ke qenë kryeministër mund të kesh bërë këtë gjë. Po gjurmoj e po vura në dorë dokumentin do e çoj në SPAK. Shikoni sa dhjetra mijëra euro ka marrë ky (Sali Berisha) kur ka qenë në pozitat e Edi Ramës”, tha Jenishehri.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente