Seanca gjyqësore/ Provat e reja të SPAK që fundosin Veliajn – Nga përgjimet te dokumentat

Seanca gjyqësore/ Provat e reja të SPAK që fundosin Veliajn – Nga përgjimet te dokumentat

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndaj Erion Veliajt, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Veliajt.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije në kushte anonimati se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.
Gjithashtu, ka fakte dhe prova të tjera shkresore që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar ndër vite.
Përgjimet e dhëna si prova nga SPAK janë lexuar në seancë nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët.
Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si ky i fundit udhëzohet të shkojë të takojë gazetarë, të ndërhyjë në politikat redaksionale të mediave, apo të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.
Gjithashtu, në përgjime Veliaj përmend disa emra të pronarëve të mediave, që faktikisht, kohët e fundit, kanë mbrojtur jryebashkiakun dhe kanë sulmuar drejtësinë.
Këto përgjime, SPAK i ka vënë në dispozicion të Apelit të GJKKO duke treguar se Veliaj po ushtron presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore, të cilat edhe janë denoncuar si media të paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit.
Lexo edhe:
Veliaj kërkoi lirinë, SPAK dorëzon prova të reja – Çfarë ndodhi në seancën në Apel / DETAJET
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente