Salianji vetëdorëzohet në Polici i shoqëruar nga qindra mbështetës: Do të përballem kudo që më kërkojnë

Salianji vetëdorëzohet në Polici i shoqëruar nga qindra mbështetës: Do të përballem kudo që më kërkojnë

Ervin Salianji mbërrin në Policinë e Tiranë dhe deklaron para mbështetësve se “Është një betejë që nuk përfundon. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e qytetarëve dhe e demokratëve do të vijë”.
Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit. “Vini të presim jashtë, mos u dorëzo”, “Rama ik” “Poshtë ditatura”, ishin parullat.
“Kam thënë është një betejë që nuk përfundon, nuk është e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Shumë miq që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Kjo qeveri ka mbjellë varfëri dhe banditët kudo. Ne do t’i çmontojnë banditët”, u shpreh Salianji para se të hynte në ambientet e Policisë së Tiranës.
Ndërsa pak më parë duke dalë nga selia e PD-së, Salianji tha se: Edhe njëherë tjetër çdo përpjekje që kam bërë dhe do të bëj është për të mirën dhe interesin publik. Këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopemi duke bërë mirë. Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor.
Grupi parlamentar ka vendosur që të ngujohej, por duke qenë se jam shprehur se do të përballem kudo që ata kërkojnë, edhe në këtë pengmarrje banditeske, duke privuar lirinë.
Një betejë që do të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ka më të mirë se ata , ne vendosim sakrificën sepse e vërteta nuk ka çmim dhe do të triumfojë njësoj si opozita.
Nuk kam lajmëruar asnjë protestë për ditën e sotme. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.

gijotina.com/
Burimi