Salianji niset nga selia e PD për t’u vetëdorëzuar në Polici: Do të përballem kudo që më kërkojnë
👁567
Salianji: Edhe njëherë tjetër çdo përpjekje që kam bërë dhe do të bëj është për të mirën dhe interesin publik. Këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopemi duke bërë mirë. Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor.
Grupi parlamentar ka vendosur që të ngujohej, por duke qenë se jam shprehur se do të përballem kudo që ata kërkojnë, edhe në këtë pengmarrje banditeske, duke privuar lirinë.
Një betejë që do të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ka më të mirë se ata , ne vendosim sakrificën sepse e vërteta nuk ka çmim dhe do të triumfojë njësoj si opozita.
Nuk kam lajmëruar asnjë protestë për ditën e sotme. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.
gijotina.com/
Burimi