Rama, thirrje emigrantëve: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër

Rama, thirrje emigrantëve: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër

Në episodin 11 të sezonit të katërt të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme.
Gjatë podcastit, kryeministri iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen dhe të investojnë në atdhe.
“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama.
Emigrantë janë pika  radhës  ku po e bazon propagandën e saj mazhoranca.
Burimi