Rama fton Dash Sulën t’i bashkohet PS-së: Fillimisht duhet të pastrohet nga morrat e kënetës!

Rama fton Dash Sulën t’i bashkohet PS-së: Fillimisht duhet të pastrohet nga morrat e kënetës!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash Sula t’i bashkohet PS-së pas distancimit nga PD.
Rama tha se PS është një shtëpi e hapur për të gjithë dhe Sula mund të bashkohet, teksa shton me ironi se fillimisht ai duhet të dezinfektohet se ka qënë në kënetë.
“PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.
Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Çfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.”- tha Rama.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente